Edison Memolla ka konfirmuar se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Rrogozhinë, pasi u dënua nga GJKKO me 1 vit burg për ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhje.
Duke theksuar se mbështet drejtësinë e re, Memolla thotë se do të apelojë vendimin që Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tij.
“Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin. Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte. Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetëdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell”, shkruan Memolla.












