Pas largimit nga Shqipëria, ambasadoja e SHBA Yuri Kim i është besuar një tjetër post i rëndësishëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Bëhet me dije se Yuri Kim është zgjedhur si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, detyre e re te cilen pritet ta ushtroje duke filluar nga 10 korriku. Yuri Kim do të jetë ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien. Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë.
Kujtojmë që Yuri Kim pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik i cili është propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të qenë pasues i saj ne Shqiperi.












