Këngëtarja Çiljeta Xhilaga gjatë ditëve të fundit është vënë nën “shënjestër” per shkak se u shfaq ne krah te Erion Veliajt.
Ajo është “masakruar” në rrjet nga komente të cilat kanë shkuar deri në mallkime për familjarët e saj. Çiljeta është shprehur se është e zhgënjyer nga ata që ka dashur dhe mbëshetur dikur, pra nga demokratët.
“Unë dola dhe përpara dy viteve me Veliajn, se kuptoj pse këtë herë u bë shumë e zhurmshme. Vetëm me një ndryshim shumë të madh, kur isha në kohën e PD-së, PS-ja kishte një kulturë në të sharë, ndërsa këta të mitë e dikurshëm kishin një mllef të tmerrshëm deri te mallkime për fëmijët. Instagrami ishte i mbushur me mallkime për mua për djalin që unë kam vënë duart në kokë dhe tani do ta quaj “Partia e Mallkimeve”. Jam shumë e zhgënjyer realisht”, tha Çilaga.












