Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur personalisht turistët në Pikën Kufitare të Qafë Botës.
Ai është paraqitur në doganë, ku ka këmbyer biseda me turistët, të cilëve u uron mirëserdhjen dhe u uron qëndrim të mbarë.
Balla ka falenderuar punonjësit e pikës kufitare për angazhimin, teksa është shprehur se dëshiron që pushuesit të mos vonohen gjatë kalimit në doganë.
‘’Ju urojë mirëseardhje në Shqipëri. Kur të ktheheni në Çeki tregoni atyre që kur hytë në Shqipëri takuat ministrin e brendshëm’’, shprehet me buzëqeshje Ministri Balli.
‘’Faleminderit, kjo është perfekte, do t’u them atyre’’, i përgjigjet turisti çekë. SHIKONI VIDEO-n KËTU:












