Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur në lidhje me bashkimin e Universitetit të Korçës me atë të Tiranës.
Nga Korça, gjatë një takimi me pedagogët dhe rektorin e këtij universiteti, Kushi tha sa nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim dhe profilizim të universitetit.
“Universiteti i Korçës do të vazhdojë por do të rritet më tepër. Korça ka traditë në arsim, pra do të ketë zhvillim më tej. Ka patur propozime të ndryshme, e rendësishme është që t’i diskutojmë. Dhe vendosëm që rruga është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universitetit. Profilizimi do të thotë që shumë programe do zhvillohen, disa të tjera që si përgjigjet Korça, edhe mund të mbyllen. Ato që janë drejt tkurrjes dhe që nuk lidhen me zhvillimin dhe traditën, mund të mbyllen. Çështja e bashkimit me universitetin e Tiranës ka qenë vetëm një propozim, jo vendim. Ndaj u diskutua sot dhe u vendos që nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim dhe profilizim“, tha Kushi.












