Vangjel Dule, ka reaguar për mediat greke pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të largojë nga drejtimi i bashkisë së Himarës, Jorgo Goron.
Vangjel Dule në orët në vijim qeveria do të vijojë me emërimin e kryetarit të ri të bashkisë në Himarë, duke anashkaluar Fredi Belerin, i cili i fitoi zgjedhjet, por ndodhet në burg nën akuzë për blerje votash.
“Sajtet e lajmeve në Shqipëri prej dy-tre orësh flasin për dorëheqjen e kryebashkiakut të dështuar në zgjedhjet e 14 majit, zoti Goros, i cili ka dorëzuar mbrëmë dorëheqjen në prefektin e qarkut. Po i hapet rruga zbatimit të planit të Ramës, që nuk është gjë tjetër veçse emërimi i një kryetari të ri bashkie, një zgjidhje që nuk legalizohet as nga Kushtetuta e Shqipërisë”, është shprehur Dule.












