Ledion Liço dhe Ori Nebiaj, moderator i Big Brother VIP3, dhe opinioniste në reality show, duket se kanë bërë një gafë, gjatë spektaklit, duke ngatërruar vargjet e Arben Dukës, që i cituan si të Dritëro Agollit.
Në një reagim në rrjetin social evidentohet gafa, por edhe sqarimi ndaj kujdo që citon materiale pa u informuar mirë.
“Edhe njëherë, por këtë rradhë për Big brother dhe Ledion Liçon dhe gjithë ata që gjejnë materiale në rrjet dhe pa u informuar mirë, e hedhin në studiot tekevizive. Ledion dhe Ori:
“I bardhë si bora të jesh
I ndritur, i larë me flori
Prapë, do të të shajnë patjetër
Pa sharë nuk mbetet njeri…”, thuhet në postimin në rrjet.
Vargjet që cituat nuk janë të Dritëroit të ndritur, por të Arben Dukës së ndritur.












