Gjykata e Posaçme edhe njëherë ka vendosur të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarabër Malltezi.
Avokatët mbrojtës të Berishës dhe Malltezit kërkuan shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërinë e akteve si dhe revokimin e masës së sigurisë. Por, Gjykata e Posaçme nuk ka marrë parasysh kërkesat e avokatëve të Berishës dhe Malltezit që do të vazhdojnë të mbeten në “arrest shtëpie”.
Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore, kryer në bashkëpunim,në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”












