Në kohën kur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet ende në paraburgim nën akuzën për vjedhje votash, vëllai i tij, Leonard Beleri ka zgjedhur të bëjë disa denoncime të rënda.
Ai pretendon se qeveria e kryeministrit Rama nuk mund të lejojë të humbasë Himarën, pasi mund t’i dalin në dritë falsifikimet.
“Qeveria dhe zoti Rama personalisht nuk duan të humbin bashkinë e Himarës. Sepse do të dalin shumë. Vazhdojnë të bëjnë falsifikime me parcelat. Festa vazhdon”, tha Leonardo Beleris për ERT.
Ai ka bërë një referencë të veçantë për qëndrimin e Jorgo Goros në detyrën e tij, i cili edhe pse u raportua se do të largohej, ai mohoi se ka dhënë dorëheqjen.












