Luizit më në fund i ka ardhur rradha të hapë kutinë e Pandorës, të cilën ai mezi e ka pritur.
Në zarfin e bardhë atij iu dha mundësia të takonte dy shokët e ngushtë ndërsa zarfi i zi e vuri përballë zgjedhjes për të nominuar tre banorë. Pa u menduar aspak, Luizi çoi në nominim Oltën, Kristin dhe Maestron.
Këtë nominim ai e ka shprehur edhe më parë që do ta bënte kur t’i vinte mundësia pasi të tre i sheh si pjesë e “bërthamës”. Olta dhe Kristi nuk e pritën aspak mirë këtë nominim, aktorja vuri “duart në kokë”, ndërsa Kristi shumë i hbaitur. Armaldo nuk reagoi.












