Këshilli i Ministrave ka shkarkuar diten e sotme, Ali Mysliun si prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ne mbledhjen ku mungonte kryeministri Edi Rama, është emeruar në ketë post ish-zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja, i cili më herët ka qenë deputet i Partise Socialiste në qarkun e Elbasanit.
Ilir Bejtja tashmë merr detyrën e re, atë të prefektit të Qarkut Elbasan.
“Me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare”, thuhet ne njoftim./ Rilindje.info












