Rritet numri i punonjësve që do të përfitojnë kompensimin me vlerë 16.740 lekësh të vjetra për shkak të rritjes së pagës minimale.
Me hyrjen në fuqi nga 1 Prilli të pagës minimale prej 400,000 lekësh te vjetra për të zbutur efektet e ndryshimit, Qeveria Rama miratoi edhe vendimin për shpërndarje të kompensimit me vlerë 16.740 lekë te vjetra për çdo të punësuar me pagë minimale në 4 sektorë: Manifakturës (fabrike), Bujqësisë, Peshkimit dhe Pyjeve.
Përfitues të kompensimit ishin vetëm punonjësit me pagë bruto deri në 340,000 lekë te vjetra në muaj. Aplikimet nëpërmjet e-Albania për përfitimin e kompensimit nisën nga 2 Maji.
Afati i kërkesës sipas udhëzimit që u botua nga Ministria e Financave duhet të dorëzohet jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.












