Qeveria Rama ka hapur aplikimet për kredi me 0% interes për blerjen e banesave nga e cila do të përfitojnë ‘mjekët’ dhe ‘infermierët’.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka hapur thirrjen për 45 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar për strehim, ku prioritet do të kenë mjekët dhe infermierët e rinj.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën me dije se: “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike” hap thirrjen për 45 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar për strehim të kategorive prioritare, ku prioritet do të kenë kategoritë “Mjekë” dhe “Infermierë”. Ata mund të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania”, thuhet në njoftimin e qeverisë.












