Këshillimi i Ministrave ratifikoi marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në “Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile”. Në lidhje me këtë anëtarësim, kryeministri Edi Rama shkruante se Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
Sipas Ramës ky anëtarësim do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e Shqipërisë është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Evropian, e cila “vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes evropiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës”.
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së synon të forcojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe 8 shteteve të tjera pjesëmarrëse, si Turqi, Shqipëria, Islanda, Norvegjia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina, për mbrojtjen civile.