Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga komplekset e ndërtuara në lagjen “5 Maji”.
Kreu i qeverisë shkruan se dita ditës kjo vepër dinjitoze urbane arkitektonike po merr formë. Ai theksoi se në këto apartamente do të strehoen familjet e prekura nga tërmeti, gjithashtu edhe banorët e “5 Majit” të cilët më herët protestonin për prishjen e banesave të tyre.
“MIRËMËNGJES dhe me shpresën se do t’ju kujtohen ende “viktimat” e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.