Një grusht i vogël militantësh të Sali Berishës kanë zgjedhur që të protestojnë ditën që në Tiranë mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, që solli në kryeqytet të gjithë liderët e Europës. Protesta vjen pas pretendimeve të Partisë Demokratike për vjedhjen e zgjedhjeve.
Këtë protestë, mungon Sali Berisha, i cili ishte në Bruksel i vetëm për të mbajtur një fjalim në një samit nga ku tha se janë vjedhur zgjedhjet, ndërsa në Tiranë ishin të gjithë liderët të cilët e uruan Ramën edhe për fitore.
Protesta po mbahet në Bulevardin e Ri pranë Ministrisë së Drejtësisë, vetëm 400 metra nga zona ku zhvillohej Samiti. Në mungesë të Berishës, në protestë u shfaqën eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmakaj, Klevis Balliu, Belind Këlliçi apo edhe Jorida Tabaku.
Pamjet me poshte flasin qartë për pjesëmarrjen “madhështore”, ku PD-jë është katandisur me keq se një “shoqatë” jo-fitimprurse.













