Një “arenë boksi” duket se është kthyer mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, këshilltari i opozitës dhe njëkohësisht “besniku” i Ilir Metës, Tedi Blushi e ka qëlluar me një dosje me letra kryebashkiakun, Erion Veliajn.
Ky moment i Blushit erdhi pasi Veliaj po i drejtohej me fjalët “më ngatërron me atë të Bllokut”, teksa pas veprimit të Blushit e konsideroi edhe si “i pa aftë”.
Por, në mbrojtje të Erion Veliajt është edhe hedhur Halit Valteri. Burime për mediat bëjnë me dije se Valteri e ka shtyrë Tedi Blushin dhe më pas mes tyre ka plasur një përleshje fizike. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre pas incidentit, teksa Romina Kuko i kërkoi Blushit që të linte sallën. KETU SHIKO VIDEO-n:












