Disa ditë pas kërkesës së Safet Gjicit, diten e sotme edhe Alma Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e “arrestit në shtëpi”.
Në argumentet e parashtruara, Kaçi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje dhe se duhet të kujdeset për fëmijën 12 vjeçar dhe nënën 71 vjeçare të sëmurë.
Një tjetër argument që ka dhënë ka të bëjë më kualifikimin e vepres penale. Sipas mbrojtjes ligjore, nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qënë inskenim. Kujtojmë që në seancën gjyqësore të mbajtur ditë më parë, Alma pretendoi se ishte viktimë.












