Pamje të turpshme ka sjellë opozita e Sali Berishës ditën e sotme në Kuvend.
Garda nuk ka lejuar deputetët të futen në Kuvend, dhe kjo ka shkaktuar tensione. Ndërkohë deputeti Flamur Noka, ka thyer xhamin e derës kryesore. Deputetët e PD shprehen se Garda po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar.
Deputeti Flamur Noka sot është përplasur fizikisht me gardistët, pasi nuk e lejuan të futet në sallë duke qenë se ishte i përjashtuar.
Përveçse dhunoi punonjësit e Gardës, Noka ka thyer edhe xhamat e derës së Kuvendit, shkruan Report TV. KËTU SHIKO VIDEO-n:












