Në serialin “Njerëz dhe fate” ata ishin bab e bir! Arben Derhemi, përmes një fotografie me në krah aktorin e madh Robert Ndrenik jep lajmin se seriali aq i dashur për shqiptarët më në fund do të rikthehet.
“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..” shkruan aktori Arben Derhemi pa dhënë detaje të tjera. Komentet dhe urimet e ndjekësve kanë qenë të shumtë.
Nëse ka një serial në historinë e kinematografisë dhe televizionit në Shqipëri që ka vendosur rekorde dhe ka lënë përshtypje shumë të mira është padyshim “Njerëz dhe Fate”. Edhe pse kanë kaluar afro 20 vite nga transmetimi i tij në ekranin e RTSH-së ende sot është i freskët në mendjet e gjithë shqiptarëve.
Krahas kastit të mrekullueshëm të aktorëve, ajo që e bëri kaq të dashur këtë serial është realiteti që solli për kohën dhe ndërthurja perfekte e ngjarjeve me realitetin e asaj kohe