Shërbimi Meteorologjik bën me dije se vendi ynë në fundjavë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Të shtunën Tirana do të shënojë 35 gradë Celcius, ndërsa zona më e nxehtë do të jetë Qarku i Beratit ku temperaturat pritet të shënojë deri në 3637 gradë Celcius. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celcius të dielën në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër.
Për shkak të temperaturave shumë të larta në fundjavë sugjerohet që të moshuarit, gratë shtatzënë, fëmijët mos dalin në orët e pikut të vapës.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.












