Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka votuar mëngjesin e sotëm së bashku me bashkëshortin e saj.
Pas votimit Spiropali ka folur shkurtimisht para mediave teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe të tregojnë që janë evropiane. Ajo theksoi që ata të votojnë me qytetari ashtu siç është zhvilluar fushata elektorale.
“Të tregojmë që jemi evropianë. Të votojnë me qytetari sic është zhvilluar fushata. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë” tha Spiropali.












