Në bluzë ku është stampuar emri i Ervin Salianjit, gazetarja dhe ish-banorja e BBVA4 Valbona Mhilli surprizoi teksa po votonte në Tiranë.
Ajo është paraqitur në Qendrën e Votimit duke mbajtur veshur një bluzë të bardhë me mbishkrimin “Ervin Salianji”.
Salianji nuk është kandidat në këto zgjedhje pasi ndodhet në burgun e Fierit, i dënuar me 1 vit heqje lirie, por emri i tij vijon të dominojë diskutimin publik, si simbol i përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës për drejtësinë dhe lirinë e fjalës.













