Roland Bejko, një prej mbështetësve të Lulzim Bashës, tha se vendimi i gjykatës ishte një shkelje për t’ia dhënë Sali Berishës të drejtën e vulës e PD-së.
Bejko tha se vendimi i Apelit ishte një surprizë, ndaj dhe ne nuk kemi sot një plan ‘B’.
“Ne na thonë se jemi patericë e Ramës, por marrëveshjet me Ramën i bën Berisha dhe fitoi Berisha. Para 1 muaji u bë marrëveshja Gjiknuri-Bardhi, dhe bënë një paketë, që përjashtuan PD zyrtare nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Nuk ishte marrëveshje thjesht për dy komisione, por ishte një paketë e plotë, që përfshinte eliminimin e komisionit bipartizan zgjedhor, kishte aty edhe vulën e PD-së, edhe lirimin e Sali Berishës, ashtu sikundër kanë edhe atë që Edi Rama fiton mandatin e 4-rt”, tha Bejko.












