Pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila i dha “vulën” Sali Berishës, sot një tjetër deputet ka dhënë dorëheqjen nga grupi parlamentar i PD-së.
Bëhet fjalë për Enkelejd Alibeajn i cili ka zyrtarizuar largimin nga partia e Berishës.
“Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte një peshë e madhe për demokratët dhe betejën brenda PD. Por nuk kam si të mos ndalem tek pasojat që ka ky vendim për PD. Parti që zyrtarisht i përket Sali Berishës, unë personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik. Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha”, tha Alibeaj.












