Fredi Beleri u lirua nga burgu ditën e sotme pasi më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian.
Beleri shkoi në Athinë si destinacionin e parë dhe nga aty do të udhëtojë drejt Strasburgut, për të marrë detyrën si anëtar i Parlamentit Europian gjatë seancës hapëse plenare dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për drejtuesit e BE-së.
Fredi Beleri ka marrë një leje 5-ditore nga Drejtoria e Burgjeve dhe data 20 korrik (ora 16:00), është afati i fundit që ai urdhërohet të kthehet në burgun e Fierit për të kryer pjesën e mbetur të dënimit 2 vjeçar që ka marrë nga Gjykata e Posaçme.












