Nëse ky Big Brother VIP ka këtë shikueshmëri në shifra rekord është padyshim merita e fenomenit Luiz Ejlli, i cili ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Mirëpo produksionit, që synimin kryesorë ka nxjerrjen e sa më shumë fitimeve nga ky program, nuk i intereson mungesa e rivalitetit brenda lojës, pasi kjo do zbehte interesin e publikut për ta ndjekur programin.
Ndaj dhe produksioni po përpiqet me të gjitha mënyrat që të ndërtojë nga asgjëja një pol të kundër për Luizin me lojtarë të dobët si aktorja Olta Gixhari, Amos Zaharia, Dea Mishele apo Tea, që haptazi kanë dështuar të jenë rivalë të fortë për këngëtarin shkodran.
Orët e fundit në rrjet qarkullojnë zëra se nesër në shtëpinë e Big Brother VIP do futet si banor Bledi Mane, i cili njiher si një figurë kontraverse që nxit sherr dhe debat në televizion me qëndrimet e tij. Objektivi i tij do jetë i qartë, të mundohet të nxjerrë Luizin nga vetja duke e sulmuar me pretendimet e tij për të kaluarën e Luizit, pretendime që i ka shfaqur edhe në programin “E Diell”, ku shpesh ka folur kundër Luizit.












