Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar të Golemit. Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin hotel “Kastrati Empire”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.
Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh duke ia kthyer hapësirën qytetarëve. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama shpesh herë ka bërë thirrje se do të prishen gjitha ndërtimet pa leje që kanë “zaptuar” pronën publike.