Ashtu si në seancën e kaluar, edhe sot para parlamentit iu vu zjarri disa manekineve. Fillimisht kanë qenë deputetët demokrate, të cilat larguan fjongon rozë të vendosur në hyrje të Kuvendit.
Më pas deputeti i PD, Flamur Noka ka afruara disa manekine me portretet e disa eksponentëve të PS. Noka nxori një shishe me benzine dhe më pas i vuri flakën.
Deputetët e tjerë të PD qëndronin në hyrje të Kuvendit. Kjo është një formë protestë që demokratët e nisën të hënën, ku dogjën karriget e tyre si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.
Sot ata patën disa tentativa për t’u futur në Parlament, por nuk janë lejuar nga Garda e Republikës, ku herë pas here pati edhe përplasje fizike.












