Friday, July 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Zjarrfikësi hero hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares, vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…

by Rilindje
15/04/2026
in AKTUALITET
Zjarrfikësi hero hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares, vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…

Një ditë më parë Tirana u përball me pamje të frikshme! Një nga pallatet e kompleksit “Arlis”, pranë Farmacia 10, në pronësi të biznesmenit Armand Lilo, u përfshi nga flakët e një zjarri të përmasave të mëdha.

Në një situatë që për pak çaste u kthye në ankth për dhjetëra familje, heronjtë e vërtetë u bënë zjarrfikësit, të cilët në krye të detyrës, sakrifikuan pa hezitim, duke mos marrë parasysh rrezikun që u kanosej jetës së tyre, vetëm për të shpëtuar qytetarët e bllokuar mes flakëve përbindëshe.

Mes tymit të dendur dhe copëzave të fasadës që shkëputeshin nga ndërtesa, një prej momenteve më prekëse ishte ai i një zjarrfikësi që, edhe pse i papajisur plotësisht me uniformën dhe mjetet mbrojtëse, vendosi të hyjë në flakë për të shpëtuar një qytetare. Ai kishte vetëm një kokore në kokë, të cilën, pa u menduar dy herë, ia vendosi gruas së rrezikuar, duke e mbrojtur me trupin e tij. E kemi fjalën për shefin e Stacionit të Zjarrfikëses Kinostudio, Jonus Murataj, i cili përpos se i vendosi kokoren e tij qytetares, i dha dhe një përqafim për t’i dhënë forcë dhe për t’i treguar që jeta e saj tanimë është e sigurt.

*Momenti kur Jonus Murataj ia ka vendosur kokoren qytetares dhe e ndihmon që të shkoje te zjarrfikësi

https://rilindje.info/wp-content/uploads/2026/04/69df427b7884e.mp4

E ndërsa qytetarët ndiqnin me ankth ngjarjen dhe shpresonin që flakët të neutralizoheshin shpejt, familjarët e zjarrfikësve përjetonin një tjetër “betejë”, ata qëndronin me zemrën në dorë për fatin e të afërmve të tyre në vijën e parë.

Ka qenë vajza e Jonus Muratajt, Françeska Murataj, e njohur në rrjetin social “TiktTok”, ajo e cila publikoi pamjet e momentit kur i ati u fut mes flakëve dhe shpëtoi qytetarën.

“E pashë me një frymë këtë video dhe zemra po më rrihte fort. Jam shumë e lumtur që zonja e moshuar ka shpëtuar edhe pse situata ishte shumë e vështirë, por më shumë më dhemb zemra për zjarrfikësin pa uniformë duke mbrojtur me trupin e tij zonjën dhe që në këtë rast zjarrfikësi është babai im. Nuk është hera ime e parë në jetë që shikoj babain në momente të tilla, por shpresoj të jetë e fundit”, shkruan ajo.

NGA KATEGORIA

“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…
AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…

03/07/2026
Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…
AKTUALITET

Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…

03/07/2026
BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…
AKTUALITET

BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…

03/07/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Tiranë – Durrës, “paralizohet” autostrada…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Tiranë – Durrës, “paralizohet” autostrada…

03/07/2026
Ndodh e pazakonta në protestën para Kryeministrisë/ Sapo ndizet…
AKTUALITET

Dalin DETAJET/ Merr fund rumpalla e “Zvërnecit”! Çfarë ndodh me protestuesit e arrestuar…

03/07/2026
Gjest fantastik/ Shikoni çfarë bën efektivi ndaj të moshuarit…
AKTUALITET

Gjest fantastik/ Shikoni çfarë bën efektivi ndaj të moshuarit…

02/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
EDI RAMA

“Sjellim ekselencën botërore!”/ Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri vjen ndryshimi…

03/07/2026
“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…
AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…

03/07/2026
Rama “zgjidh thesin”: 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…
EDI RAMA

Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

03/07/2026
Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…
AKTUALITET

Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…

03/07/2026
Përplasjet në protestën e “Zvërnecit”/ Reagon me një mesazh të fortë Edi Rama: Korja e zezë…
EDI RAMA

Përplasjet në protestën e “Zvërnecit”/ Reagon me një mesazh të fortë Edi Rama: Korja e zezë…

03/07/2026
BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…
AKTUALITET

BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…

03/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!