Raphael Dwamena vuante prej kohësh nga zemra. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, kishte premisa për të zhvilluar një karrierë cilësore.
Dwamena vuajti në Spanjë për shkak të problemeve në zemër. Në fillim erdhi huazimi te Zaragoza dhe më pas ndërprerja e bashkëpunimit.
Sulmuesi kaloi në Danimarkë te Vejle në gushtin e 2020-s. Në shkurtin e vitit 2021 mbeti pa ekip, periudhë që zgjati mbi një vit e gjysmë.
Sulmuesi shtatlartë ishte pranë kalimit tek anglezët e Brighton vite më parë (2017). Akordi u arrit për 1 mln euro, por gjatë testeve mjekësore iu zbuluan problemet në zemër.
Afrikani u rikthye në Austri pas periudhës pa skuadër, duke firmosur me Blau Weiss Linz në verën e vitit 2021.
Dwamena u rrëzua gjatë një ndeshjeje kupe në Austri tetorin e dy viteve më parë. Dy muaj pas ngjarjes së frikshme, sulmuesi, i cili hoqi defibrilatorin, shprehej: “Perëndia gjithmonë ka menduar mirë për mua”.