Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ashpër ndaj deklaratave të deputetit britanik, Nigel Farage, i cili u shpreh se 1 në 50 shqiptarë në Angli janë burg, duke i kërkuar kreut të qeverisë që t’i marrë mbrashpt.
Kreu i qeverisë shkruan se pretendime nuk janë fakte, por çmenduri, duke iu zotuar ligjvënësit britanik se “nëse është i vërtetë do t’i tërheq të gjithë”.
Rama e cilësoi këtë deklaratë si një “absurd tipik të politikës së pas-Brexit”, duke i ofruar Farage-it një sfidë publike për verifikimin e fakteve.
“Pretendimi juaj se ‘një në 50 shqiptarë në Britani është në burg’ nuk është fakt. Është absurd. Një klasik i manualit post-Brexit: ‘Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë’,” tha Rama.
Kryeministri u shpreh se Nigel Farage është i ftuari i tij i nderit në Shqipëri, teksa shtoi se këtu ai do të takojë njerëzit më të ngrohtë ndonjëherë.
“Do të merrni diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë dhe madje edhe më shumë fakte reale — rreth Shqipërisë dhe popullit të saj të mrekullueshëm. Dhe e tëra që kërkoj në këmbim është premtimi më i thjeshtë publik nga ana juaj, i bërë ndërsa shijonim vendin tonë: herën tjetër që dikush do të flasë keq për shqiptarët, ju do të jeni i pari që do t’i thoni – në mënyrën tuaj teatrale – të mos e bëjë më”, shkruan Kryeministri.
“Hajde, Nigel. Nëse humbni në një verifikim faktesh, prapë do të fitoni një komb të tërë miqsh për jetën”, iu drejtua Rama.
Duke u mbështetur te të dhënat reale, kreu i qeverisë shqiptare tha se krimi mes shqiptarëve në Britani nuk është më i lartë sesa mes qytetarëve vendas, madje, ndoshta është edhe më i ulët. Ai e pranoi se disa janë në burg, por e lidhi këtë me një sistem vizash “të padrejtë dhe të vjetëruar”.












