Në aksin Qukës-Qafë Plloçë po punohet me ritëm të lartë në të tre lotet e këtij segmenti dhe tashmë pas shumë vitesh pritje ka nisur puna për hedhjen e shtresësë asfaltike.
Po ashtu, ARRSH thekson se teksa kanë avancuar punimet e gërmimit, ndërtimi i mureve terramesh dhe mureve gabion në lotin e tretë. Ky aks i ri nxit zhvillimin e turizmit në zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shkurton ndjeshëm distancën me Tiranën.
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë ka nisur gati rreth 12 vite më parë por pas një kalvari të gjatë vuajtjsh, puna tashmë po shkon drejt fundit. Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e Jug-lindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej. Puna për ndërtimin e lotit të fundit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë pritet të përfundojë maksimalisht deri në fund të vitit 2025.











