Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka befasuar të gjithë me parashikimin e tij për zgjedhjet lokale te 14 majit.
Gjate nje interviste per News24, Korreshi ka thene se opozita do te fitoje 55 bashki ne te gjithe vendin. Pra e thene ndryshe, sipas parashikimit “qesharak te Korreshit”, Partise Socialiste i ngelin vetem 6 bashki, nderkohe qe sondazhet thone te kunderten pasi nxjrrin socialistet fitues absolut ne shumicen e bashkive.
“Sali Berisha nuk ka një entitet juridik për t’u përfshirë pavarësisht përfaqësimit nga elektorati. Për mua Partia e Lirisë ka përfituar jashtëzakonisht shumë. Gjykoj dhe mendoj se nuk i meritojnë aq kandidatë sa ka kërkuar Partia e Lirisë. Unë kam thënë diku, që PD do të fitojë 55 Bashki, pra kandidatët e djathtë, këtu flas si politikan dhe jo si Saimiri”, u shpreh Korreshi.












