Monday, October 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“200 mijë bluza, jo euro, ishte kohë fushate”, debate në gjyqin e Ilir Metës: Kujdes me mua…

by Rilindje
11/05/2026
in POLITIKË
“200 mijë bluza, jo euro, ishte kohë fushate”, debate në gjyqin e Ilir Metës: Kujdes me mua…

Në seancën e sotme në gjyqin ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur akuzat.

“Duke mbajtur në konsideratë edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar për ata që e kanë paraqitur këtë kërkesë. Procedimi u regjistrua në vitin 2019, në bazë të kallëzimit të Romeo Karës, i cili kallëzonte zotin Meta se ka influencuar vetë dhe nëpërmjet lidhjeve të tij për finalizimin e marrëveshjes CEZ-DIA”, u shpreh ai.

Meta ndërhyn: Për korrektesë, CEZ nuk është kompani private, por shtetërore.

Kllapi: Dhe si rrjedhojë ka përfituar nga Kastriot Ismailaj. Më pas, në vitin 2022, është regjistruar kallëzimi nga Idajet Beqiri për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Më pas edhe kallëzimi i Halit Valterit. Secili nga këto procese u bashkuan në një.

Avokati i Metës: Ec tek fletët ku flet Rama në Parlament më mirë.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi: Më 22 qershor 2009, i pandehuri i ka dërguar Kastriot Ismailajt mesazhin: “Më duhen 200 mijë, mos harro.”

Ndërhyn avokati i Metës dhe Kryemadhit: “200 mijë bluza”, mos harro.

Avokati i Metës: Se ishte kohë fushate, mos harro.

SPAK: Avokat, ulu.

Avokati i Metës: Me mua kujdes, fol mirë, korrigjohu.

Gjykata: Qetësi.

Prokurori Arben Kraja: Që kur ka nisur seanca, ne nuk kemi ndërhyrë as nuk kemi folur. Kërkojmë barazi në gjykim.

Gjykata: Sapo ndërhyra dhe kërkova qetësi.

Meta: Me leje për procedurë. Meqenëse prokurori ka dëshirë të merret me CEZ-DIA-n dhe meqenëse personat e tjerë nuk janë të përfshirë në këtë, ose të ndalemi këtu ose të vijojmë.

Avokati i Metës: President, është procedurë.

Kllapi: Më 19 nëntor 2023 është ushtruar kontroll, ndër të tjera edhe në banesën e Fatime Kryemadhit. Ndër të tjera është sekuestruar edhe një aparat telefonik, të cilit i është kryer ekspertiza. Janë marrë prova që hedhin dritë mbi faktet penale. Në këtë banesë janë sekuestruar edhe dy mandate pagese, ku rezulton që një pjesë e çmimit për një banesë në Bllok është paguar më shumë. Meta dhe Kryemadhi kanë pasur njohje me Ardian Shatkun.

SPAK: Meta dhe Kryemadhi kanë marrë përsipër të ushtrojnë presion për çështjen CEZ-DIA, që kompania e Shatkut të futet në treg.

SPAK: Për fibrat optike dhe marrëveshjen e interkonjuksionit me Vodafone.

SPAK: Ata kanë ndikuar tek zoti Haxhinasto që ai të nxjerrë një urdhër, konkretisht urdhrin e datës 20 mars 2015 të ministrit të Transportit, zotit Haxhinasto, nëpërmjet të cilit është bërë ndryshimi i një urdhri tjetër për rrjetin e fibrave optike.

NGA KATEGORIA

Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Klaudia Hila bën veprimin e parë pas video-skandalit të bashkëshortit Adi Hilës
SHOWBIZ

Klaudia Hila bën veprimin e parë pas video-skandalit të bashkëshortit Adi Hilës

05/10/2026
“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…
EDI RAMA

“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…

05/10/2026
“Shqipëria në fokus!”/ Kryeministri Rama më 29 shtator shkon në Bruksel, çfarë pritet…
EDI RAMA

Kryeministri nuk ndalet! Rama zbulon “nismën e re” në vendin tonë: Në Shqipëri do të…

05/10/2026
Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…
EDI RAMA

Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…

04/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!