Pak ditë para se të futej në shtëpinë e Big Brother VIP, Sabiani ka hequr nga ndjekësit në Instagram të bijën, Keisin. Kjo për shkak të gjendjes se rende psikologjike në të cilën ai ndodhej për historinë e dashurisë që e bija po krijonte me Kristin brenda shtëpisë.
Por mbrëmjen e të premtes, gjatë qendrimit në shtëpi, Sabiani është përlotur kur është pyetur gjatë një loje të organizuar cila është gjëja më e çmendur që ka bërë.
“Kjo e fundit në Instagram, i bëra diçka para se të futesha. O Zot na ruaj mendt e kokës”, shprehet Sabiani teksa përlotet dhe shihet Keisi që bën një reagim të çuditshëm ku duket se nuk kupton asgjë nga ajo që ka ndodhur jashtë shtëpisë.












