Luizi është kthyer në një fenomen, konkurrent i Big Brother si rrallëherë ka rrëmbyer zemrat jo vetëm të qytetarëve shqiptarë por edhe të botës së show bizit.
Një nga fanset më të zjarrta të tij është dhe aktorja shumë e dashur e humorit, Rita Lati. E nëse simpatia për të shkon deri aty sa ta projektonte një person si Luizi për vajzën e saj, përgjigjia e saj është epike.
“Luizin e dashuroj. Luizin e adhuroj se është artist i kompletuar dhe më bën shumë të qesh. Më jep shumë pozitivitet. Le kur kërcen, mbaron mami fare, kur bën humor. Nuk do më mërzitej kurrë ta shikoja Luizin sikur të kishte një emision të vetin me humor”, tha Rita.
”Ishte emocion bio. Unë shikoja Luizin që i këndonte Kiarës, në mendjen time ishte një që i këndonte Rozës. Ëndërroja dhe çdo gjë e lidhja me emocionin e një mami, duke e parë çunin aq të lumtur, aq të gëzuar. Janë lot gëzimi. Njerëzit e dinin që jam një çikë e sëmurë pas Luizit. Sëmuren mamatë”, perfundoi Rita Lati.












