Prej mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale po bën “namin” një video dyshuese me protagonist DeaMishelin e cila akuzohet se ka thyer rregullin kryesor të Big Brotherit.
Gjatë spektaklit, Dea takoi gjyshen e saj si një surprizë të bukur pasi hapi “Kutinë e Pandorës”. Por një veprim që ngjalli komente ishte momenti kur DeaMishel po takonte gjyshen e saj dhe ajo i dha ne dore diçka që dukej si një letër, dhe kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me komente.
Ende nuk dihet çfarë ishte ajo letër dyshuese që i ka dhënë gjyshja por presim nëse produksioni i Big Brotherit do të marrë masa ekstreme ndaj Deas. Kujtojmë që brenda Big Brotherit është rreptësisht e ndaluar që banorët të marrin informacione, në rast se është shkelur ky rregull atëherë automatikisht Dea shkon drejt përjashtimit.












