Ministrja Belinda Balluku njofton se pas takimit me presidentin e Azerbajxhanit është vendosur hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku.
Po ashtu është nënshkruar marrëveshja për projektin e gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën.
“Hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku – Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën – Pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës , ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes“, shkruan Balluku.












