Avokati Spartak Ngjela thotë se sipas disa informacioneve që disponon, edhe Bashkimi Europian do e shpallë “non grata” Sali Berishën.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela u shpreh se Berisha nuk mund të jetë kryetar i një partie kur është shpallur “non grata” momentalisht nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Nuk mund të jesh ti kryetar i partisë së djathtë në Shqipëri kur je ”non grata” në Amerikë. Nuk ka mundësi, më kë flisni ju? Me Moskën jemi ne? Nuk mundet. Është në Amerikë “non grata” dhe në Britani. Mendohet që ta nxjerrë, sipas atyre që më kanë njoftuar mua, edhe BE-ja. Ai duhet ta kuptonte, që duhet të tërhiqej”, theksoi Ngjela.












