Ofendimet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ janë të ndaluara kategorikisht, e në disa raste merren edhe masa të rënda. Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj u përjashtuan nga shtëpia pak javë më parë pikërisht për ofendimet dhe kërcënimet e bëra ndaj banorëve të tjerë.
Por kur ofendon Olta Gixhari çfarë ndodh? Asgjë! Produksioni i Big Brotherit “hesht” dhe nuk merr asnjë masë ndaj aktores. Në rrjet po qarkullon një video, ku aktorja ofendon Ermionën duke e quajtur ‘kufomë’, madje shton se asaj do t’i shkatërrohet jeta në tentativë për të hequr videot nga rrjetet sociale.
“Uaaaa si kishte dalë Jona tek ato videot moj, si kufomë. Ajo nuk e di se çfarë do bëjë që të zhdukë gjithë ato video. Asaj do ti shkatërrohet gjithë jeta për të fshirë ato video. Ajo duket pa dhëmbë kur fliste moj, edhe vetulla i dukej shumë keq, e kishte një më lart nje me poshte”, tha Olta gjate komentit të saj bullizues.












