Prova e javës nga Vëllai i Madh, loja siameze, i vendosi banorët në çifte për të jetuar dyshe-dyshe si një trup i vetëm, ku bëri bashkë Luizin dhe Oltën.
Kur Luizi ishte sëmurë dhe tha se kishte dhimbje koke, Olta ju përkujdes për të si dhe e pyeste herë pas here, nëse kishte më dhimbje apo jo. Kiara nga ana tjetër, jo vetëm që nuk u përkujdes për të dashurin e saj, por ajo e trajtoi situatën me humor, gjë e cila nuk i pëlqeu fare Luizit.
Kjo situatë duket se ka përçarë për disa momente në shtëpi çiftin, ndërsa në një moment Kiara i kërkon: “Luiz largohu se nuk dua që ta shoh“.
Pasi ata folën më vonë dhe u sqaruan, u panë të dy në kuzhinë teksa bënin ironi dhe hidhnin kunja. Pasi Luizi e pyeti Kiarën se kush ishte ai, kjo e fundit iu përgjigj; ‘ish- e dashura’.












