Në selinë e Partisë Socialiste ka filluar mbledhja e Grupit Parlamentar.
Bëhet me dije se i pranishëm në këtë mbledhje është kryeministri Edi Rama. Fokusi i diskutimit në këtë takim është organizimi i strukturave të partisë për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe diskutimi i emrave të kandidatët që do të garojnë për 61 Bashki në gjithë vendin. Ashtu siç ka paralajmëruar, Rama i ka gati emrat e socialistëve dhe pritet që t’i zyrtarizojë së shpejti.
Mësohet se PS është drejt finalizimit të listës së plotë për 14 majin. Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes pritet një deklaratë për mediet nga kryeministri Edi Rama.












