Në rubrikën “Big Love” sot Olta është surprizuar nga bashkëshorti i saj. Madje burri i Oltës kishte një propozim të paparë për Luizin, të cilit me humor i kërkon që të nisë një bebush brenda shtëpisë pasi ky edicion do të zgjasë shumë.
“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”, thuhet në mesazhin e bashkëshortit të Oltës.
Kohët e fundit marrëdhënia mes Oltës dhe Luizit ka ndryshuar shumë. Dykundërshtarë të përbetuar, por ata po flasin edhe sinqerisht me njëri-tjetrin. Duke e parë Oltën të mërzitur, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Luizi i është afruar dhe të dy janë përqafuar pas një diskutimi të gjatë.












