Big Brother është shndërruar në një nga formantet më të shikuara. Jo vetëm produksioni, ata që po përfitojnë nga kjo janë banorët brenda, ku numrat në rrjetet sociale kanë fituar shifra të frikshme.
Eksperti i IT-së Tomi Kallanxha, i ftuar në një intervistë televizive, deklaroi se gjatë marsit Kiara ka patur dhe vazhdon të ketë një rënie të audiencës, por e kundërta ka ndodhur me Instagramin e Oltës.
“Të gjithë individët që janë brenda, që shoqërojnë Luizin dhe bëhen faktorë me Luizin vjen një moment i caktuar që shkëputet Luizi dhe bie audienca. Si në rastin e Jorit që kur ishte me Luizin shkoi lart Jori dhe tani që nuk ka më kimi mes tyre është kthyer në rënie audienca e Jorit. Kiara është në rënie, popullariteti i Kiarës me situatat që ka bërë brenda. Olta ka filluar të fitojë audiencë, mund tja ketë kaluar këto 15 ditë mars Kiarës”, u shpreh Eksperti i IT-së.












