Diola Dosti, një nga konkurrentet e Big Brother VIP, ka folur për marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe partneren e tij.
Moderatorja e pyeti nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:
“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marrë dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”, tha Diola.












