Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e medies rozë që prej hyrjes së tij në “Big Brother Vip”.
Ai ka treguar sot se mund të ishte pjesë e këtij formati edhe në edicionin e kaluar, por pati një aryse pse nuk pranoi. Luizi rrëfeu gjatë një bisede me banorët e tjerë se pati një ftesë, por askokohe, i ndërroi jetë babai dhe për këtë aryse nuk mund të ishte pjesë e Big Brotherit. Pjesë nga biseda:
Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”
Luizi: Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë.












