Mbrëmjen e djeshme, Keisi Medini mori vendimin që të ndërpriste marrëdhënien që po krijonte me Krist Aliajn. Ky i fundit e priti mjaft mirë vendimin e saj dhe e këshilloi që të fokusohej te loja.
Gjithashtu të dy së bashku vendosën që këtë njohje që e nisën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” ta vazhdonin jashtë. Por si e priti babai i Keisit, Sabiani këtë vendim të tyre? Kësaj pyetjeje i ka kthyer përgjigje përmes një postimi në “Instastory”.
Sabiani ka zbuluar se ka votuar Armaldon për të dalë këtë të shtunë nga shtëpia e Big Brother. Krahas fotos ku tregon voton e tij, Sabiani shkruan: “Forca Kristi, mos dil dhe lufto për ato që do”.












