Ish banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella në një intervistë ekskluzive në Fun Club BBV tha se Kiara është personi më i shtirur në shtëpi.
Sipas saj, moderatorja nuk ka qenë e vërtetë që në ditën e parë të hyrjes në Big Brother VIP. Kejvina komentoi edhe marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, të cilën e quan jo te vërtetë nga ana e kësaj të fundit.
Pyetje: Përse nuk të ka qejf Kiara?
Kejvina: “Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje. Kiara ështe personi me i shtirur brenda shtepise.”












