Incidenti gjatë Primes së Big Brother mbrëmjen e kësaj të shtune, ku në një moment kur Kiara i ka bërë me shenjë Luizit të jetë më i moderuar në argumenta dhe ky i fundit e ka stopuar me dorë.
Për panelistët, por edhe konkurrentin e fundit të dalë nga Shtëpia më e famshme, Armaldo Kllogjeri, ky gjest në dukje i tepruar dhe interpretuar si dhunë, nuk është gjë tjetër se sa një reagim i Luizit i bezdisur, çka mund t’i ndodh kujtdo në jetën normale. Maestro me kete koment i ka dale ne krah Luizit pasi Olta brenda shtepise e konsideroi prekjen e tij si “dhune” ndaj Kiares.
Armaldo: “Unë e mendoj si një bezdisje, jo dhunë, duhet të gjejë një mënyrë tjetër jo atë, se ajo mund të jetë pak acaruese, ajo tek lavamani është një situatë krejt ndryshe, e vazhdueshme. Ne jemi në makinë dhe largohu njëçik ta marr,,, Kiara është gjithë kohës aty, dhe është gjithmonë në tension”.












